Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Shtatë zjarre në ambient të hapur dhe objekte të përmbytura në rrethinën e Prilepit dhe Manastirit

Shkup, 7 mars – Shtatë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa zjarrëfikësit paralelisht kanë shuar zjarre edhe në vendbanime, kumtoi QMK-ja. Nga një zjarr ka pasur në Shkup dhe Veles, dy në Kumanovë dhe tre në Shtip.

Në rrethinën e Prilepit dhe Manastirit ka pasur probleme nga reshjet e mëdha të pardjeshme të shiut. QMK rajonale Manastir, njofton se pas paraqitjes së pranuar në numrin e emergjencës 112 për shtëpi dhe oborr të përmbytur në fshatin Peshtalevë, dje përsëri u kontaktua Komuna e Dollnenit, prej ku janë përgjigjur se kanë intervenuar me makinë ndërtimore dhe se do të intervenojnë sërish. Bëhej fjalë për përmbytje nga ujërat atmosferike, ose më saktë pamundësisë që të derdhet pas ndërtimit të rrugës.

QMK apelon dhe përkujton, se përveç asaj që mos të digjen bimë në ambient të hapur dhe pastrimit të rregullt të kanaleve lokale në përputhje me planin e tyre, të pastrohen dhe mirëmbahen kanalizimet brenda dhe jashtë zonave të banuara dhe natyrisht të mos hidhen mbeturina në kanale.

Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 të QKM-së, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky