Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Sot do të mënjanohet cisterna e rrokullisur në afërsi të fshatit Vasharejcë të Manastirit

Shkup, 14 mars –  Cisterna me gaz e cila ishte përmbysur dje në orën 09:30 në afërsi të fshatit Vasharejcë të Manastirit do të mënjanohet sot për shkak të mungesës së mekanizimit adekuat, kumtuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“QRMK-ja Manastir ka raportuar se dje në orën 09:30 është marrë informacion për një cisternë me gaz në afërsi të Manastirit, pra në fshatin Vasharejcë. Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit nga NjTZ Manastir me katër zjarrfikës dhe një automjet kundër zjarrit, MPB-SPB Manastir dhe Ndihma e shpejtë- Manastir. Shoferi i kamionit është lënduar lehtë dhe është dërguar në Spitalin klinik në Manastir”, thuhet në kumtesë.

Drejt policisë janë drejtuar 62,18 për qind, drejt ndihmës urgjente mjekësore 34,87 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,27 për qind prej thirrjeve reale në numrin 112 në QMK.

Në 24 orët e fundit në numrin 112 të QMK-së është lajmëruar si rast vetëm një zjarr në ambient të hapur në rajonin e Shkupit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky