Agjencia Zhurnal.mk.

Rafis Haliti demanton lajmin për parcelën e blerë 1.2 milionë euro në Tetovë, por Zhurnali posedon dokumente !

Shkup, 26 prill – Ish deputeti dhe nënkryetari i BDI-së Rafis Haliti ka dërguar një demant lidhur me informacionin se ka blerë një parcelë me vlerë 1.2 miliona euro te ish Agroservisi në Tetovë.

Mirëpo Zhurnal posedon dokument të dërguar nga burimet tona në Tetovë, që thonë se shifet qartë që Haliti ka marrë parcelën në fjalë dhe ia ka dhuruar djalit të tij.

Në vazhdim sjellim demantin e plotë, si dhe dokumentet në fjalë.:

Ne lidhje me lajmin ne portalin Zhurnal me titull: Zyrtari i BDI-se Rafiz Haliti ka blere parcele 1.2 milion euro ne zemer te Tetoves, une Rafis Haliti deshiroj te demantoj shpifjet e ulta qe behen ne emer tim ne prag te fushates zgjedhore me qellim te diskreditimit te emrit tim dhe familjes time.

I pabaze eshte teksti i publikuar ne portal pasi une, Rafis Aliti asnjehere nuk kam qene pale kontraktuese ne shitblerjen e patundshmerise ne Tetove e aq me pak vlera e cila potencohet ne lajmin e publikuar.

Aq me e pavertete eshte se pasi une jam be pronar i tokes, te njejten me kontrate dhurate i’a kam bart djalit tim.

Po te kishte patur dicka te tille atehere do duheshte te kete kontrate shitblerje, transaksion bankar dhe kontrate dhurate gje te cilen une asnjehere nuk e kam bere dhe per te njejten ju inkirajoj te hetoni.

Ndaj kesaj te pavertete do ju kisha sygjeruar kete lajm te rejshem ta terhiqni ose do jem i detyruar ti adresohem organeve kompetente te drejtesise.

Me respekt,
Rafis Aliti – Msusi

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky