Shkup, 21 dhjetor – Përderisa shteti ndanë vetëm 0,6 për qind nga bruto prodhimi vendor për shkencën, perspektivë nuk mund të pritet në këtë drejtim, u tha në takimin e realizuar nga Fakulteti Filozofik në Universitetin e “Shën Klimenti i Ohrid”. Sipas Dekanit të Fakultetit Filozofik në Shkup, Ratko Duev, nëse analizohen rrethanat e fundit të dhunës në shoqëri, e patjetërsueshme është ndërtimi i një qasjeje interdisiplinare në rastet e hulumtimit.
“Rasti i fundit i Vanjës dhe vrasja e djalit nga Velesi, institucionet e sigurisë kanë reaguar shpejtë, por për fat të keq, ne për këto veprime po flasim vetëm dy tre ditë dhe po i hedhim në haresë. Por ne po harrojmë se secili prej nesh një ditë mund të jetë pjesë e këtyre sjelljeve dhe veprimeve devijante. Por mendojmë se tani është koha për një zgjuarsi më e lartë kombëtare dhe me një investim më të lartë, të flasim dhe të ndërtojmë strategji të qarta të veprimit, dedektim i hershëm i problemeve të sigurisë në vend. Komuniteti jonë është i ndjeshëm dhe e ndarë mes vete dhe këto dukuri rrisin pasigurinë.”, – deklaroi dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev.
Sipas profesorëve universitarë, fenomeni Pallço akoma është mes nesh, por edhe ne si shoqëri duhet të japim përgjigje në atë se kush na solli rastin e Vanjës.
“Nuk është siguria vetëm prioritet dhe ajo lartë qëndron në agjendën e shtetit, por përkundrazi, të gjithë së bashku edhe sektori i sigurisë, por edhe i gjithë opinioni në vend do të duhet bashkërisht të punojnë dhe t’i sinkronizojnë veprimet dhe t’i jepet përgjigjja adekuate sfidave të sigurisë me të cilën po përballet vendi.”, – theksoi prodekani, Oliver Bakreski.
Sipas profesorëve universitarë duhet që të ndahen shumë më tepër mjete në hulumtime studimore dhe shkencore, me qëllim që të shohim se pse këto veti po na ndodhin dhe sa duhet të punojmë me të rinjtë, me prindërit, por kjo të jetë në kontinuitet dhe jo vetëm gjatë javës kur të na ndodhin skenarë të tillë.




