Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për derbin me Man Cityn

Real Madridi zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 të martën (9 prill), do të luhet në stadiumin historik “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos tashmë kanë publikuar listën me lojtarët që janë ftuar nga Carlo Ancelotti për këtë derbi.

I kthyeri nga lëndimi, Eder Militao është në listë, në mesin e yjeve të tjerë që shpresojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj kampionit në fuqi.

Nuk do të jetë një duel i lehtë, duke ditur për fuqinë aktuale të fituesit të tripletës të sezonit të kaluar.

Andaj, Ancelotti do të kërkojë nga lojtarët e tij që në Bernabeu të marrin rezultat pozitiv, duke shpresuar që të kalojnë në gjysmëfinale nga Etihad javën e ardhshme. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky