Agjencia Zhurnal.mk.

Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Disa regjistruesve u janë ndërprerë kontratat, serbët po regjistrohen vullnetarisht

Në Kosovë ka nisur regjistrimi i popullsisë, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se regjistrimi po përfshin të gjitha komunitetet, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ai tregoi se disa regjistruesve ua kanë ndërprere kontratat.

“Kemi qenë të detyruar të ndërprejmë disa kontrata të regjistruesve të cilët kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrë nga trajnimet. Ne ua kemi bërë të qartë kornizat, dhe secili që del jashtë kornizave do të paralizohet”, theksoi ai.

Kastrati ka pohuar se përkundër presionit që u është bërë serbëve të mos marrin pjesë në votim, ai tha se ata po regjistrohen vullnetarisht.

“Kemi pjesëmarrje edhe të komunitet serb, të cilët janë regjistruar vullnetarisht”, theksoi ai.

Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj, ndërsa qytetarët që refuzojnë të regjistrohen do të gjobiten.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky