Agjencia Zhurnal.mk.

REISUL ULEMA PRITI Z. XHEMAL DAUTIN DREJTORIN E KOMPANISË “DAUTI KOMERC”

Shkup, 23 mars – Në ditën e parë e Ramazanit Reisul Ulema priti Z. Xhemal Dautin – Drejtorin e Kompanisë së mirënjohur në vend dhe jashtë ” Dauti Komerc”, përcjell Zhurnal.mk

Reisul Ulema i shprehi falënderimet më të thella për vizitën dhe urimet që i përcolli Reisul Ulemsë dhe besimtarëve në përgjithësi. Edhe Z. Xhemal Dauti uroj Reisul Ulemasë hyrjen në Muajin e shenjtë të Ramazanit duke i dëshiruar shëndet dhe agjërim të kendshëm. Më pastaj u bisedua për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet e rrjedhave të sferave të ndryshme në veçanti në ate ekonomike dhe më gjërë.

Z. Xhemal Dauti bashkë me vëllezërit e tij tashmë me Kompaninë e tyre janë shumë të suksesshme në sferën ekonomike që vepron në tregun ballkanik dhe më gjërë dhe me këtë kanë dëshmuar se me punë dhe me mençuri e profesionalizëm edhe në këtë nënqiell mund të arrihen suksese të mëdha.

Kompania Dauti Komerc sot njihet si gjigant në sferën e bisnesit në vend dhe kudo në Europë.

Xhemal Dauti ka dëshmuar veten edhe në sferën e zhvillimit të vlerave arsimore, shkencore e humanitate dhe gjithmonë kur e do nevoja ështē në shërbim të vletave fetare, kombëtare dhe njetëzore. Në fund Reisul Ulema Z. Xhemal Dautin e nderoi me një Mirënjohje dhe Dekoratë për veprimtarinë e tij të bujshme me Kompaninë ” Dauri Kometc” në sfera të ndryshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky