Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar për rizgjedhjen e Besnik Boletinit dhe Arta Berishës nga Kuvendi i Kosovës, si anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.
“Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar me datë 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin dhe Rregulloren e punës së Bordit, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së Besnik Boletini për një mandat shtesë”, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së.
Prioritet i Bordit të RTK-së thuhet se do të mbetet mbikëqyrja transparente e punës së RTK-së në drejtim të reformave administrative dhe programore.
“Bordi i RTK-së shpreh falënderim për besimin e Kuvendit të Kosovës në punën e Bordit, dhe premton që do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit të RTK-së në shërbim të publikut të Republikës së Kosovës”.




