Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthim i çmendur i Atletico Madridit ndaj Valencias, shënon dy herë në kohën shtesë për të marr fitoren

Atletico Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të në La Liga me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur me dy gola nga pjesa e parë.

Los Colconeros arritën të fitonin me dy gola të shënuar në kohën shtesë.

Ndeshja u hap në minutën e 25-të, kur Yunus Musah i Valencias shënoi për 1-0.

Në fundin e pjesës së parë mysafirët arritën të shënonin edhe golin e dytë në ndeshje.

Toni Lato ishte ai që asistoi te Hugo Duro, që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë Atletico u këndell paksa dhe filloi sulmet drejt portës së Valencias.

Atletico arriti ta ngushtojë epërsinë e Valencias, kur Matheus Cunha shënoi për 2-1.

Luis Suarez dhe Angel Correa kishin raste të mira për të shënuar dhe barazuar rezultatin në minutat 70-të dhe 80-të, por që nuk ishin të saktë.

Por Correa nuk gaboi në fundin e ndeshjes, kur gjeti rrjetën për 2-2.

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli Mario Hermoso që shënoi për 3-2, duke kompletuar një rikthim të çmendur.

Atletico Madridi pas fitores mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Valencia e nënta me 29 pikë. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky