Agjencia Zhurnal.mk.

Rimeçi Joshuas në rrezik, Usyk ka humbur shumë kilogramë

Kampioni i botës në boks në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, humbi dhjetë kilogramë në vetëm një javë gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ka zbuluar gruaja e tij.

Me këtë rënie në peshë, boksieri ukrainas rrezikon edhe meçin me Joshuan, pasi nuk kanë peshën e njëjtë dhe kjo mund t’i bëjë atij telashe në matjet zyrtare.

Usyk kishta marr guximin që t’i del në mbrojtje shtetit të tij, por që në fund vendosi të largohet për t’u përgatitur për Joshuan.

Duke folur për PravadaTUT, gurja e Uksyk, Yekaterina zbuloi se boksieri pësoi humbje peshe si pasojë e krizës dhe e përshkroi atë si të ‘tmerruar’ dhe ‘të shokuar’.

“Oleksandr humbi 10 kilogramë vetëm gjatë një jave të luftës. Ai ishte shumë i tmerruar, në një gjendje të tillë, ai ishte aq i copëtuar”, ka deklaruar ajo.

Lufta mes dy boksierëve tani është duke u planifikuar për 23 korrik, sipas gazetarit të profilizuar të boksit Dan Rafael.

Raporti i Rafael pretendon se një datë origjinale e ndeshjes më 25 qershor u propozua fillimisht, por kjo nuk ka më gjasa të ndodhë, me ndeshjen që tani do të zhvillohet më 23 korrik. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky