Agjencia Zhurnal.mk.

Roberta Metsola zgjedhet presidente e re e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola, eurodeputetja malteze e njohur për pikëpamjet e saj kundër abortit, është zgjedhur si pasuese e David Sassoli, në postin e presidentes së Parlamentit Evropian, duke u bërë gruaja e tretë që zë një post të lartë, shkruan Euronews.

“Evropa është kthyer. Evropa është e ardhmja. Vive l’Europe”, deklaroi ajo në fjalimin e saj të parë si presidente.Metsola, anëtare e Partisë Popullore Evropiane ekrahut të qendrës (EPP), ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotoëski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Zlotoëski u largua nga gara përpara se të fillonte votimi, duke i hapur rrugën Metsolas për të grumbulluar mbështetje nga të gjitha partitë e qendrës dhe konservatore. Maltezja mori 458 vota pro, ndërsa Bah Kuhnke dhe Rego mbetën prapa, përkatësisht me 101 dhe 57 vota.

Sassoli vdiq më 11 janar dhe mandati i tij ishte planifikuar të përfundonte këtë javë.Metsola është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020. Ligjvënësja konservatore së fundmi fitoi popullaritet duke e marrë detyrën nga Sassoli, i cili mungoi në sallë për disa javë për shkak të sëmundjes.

Nëna e katër fëmijëve ka tërhequr gjithashtu kritika nga disa prej kolegëve të saj për pikëpamjet e saj kundër abortit, të cilat mbahen gjerësisht në Maltë, vendi i fundit i BE-së ku aborti është ende plotësisht i paligjshëm.

Metsola, ashtu sikurse të gjithë eurodeputetët e tjerë maltezë, voton vazhdimisht kundër ose abstenon në rezolutat që njohin abortin si një të drejtë të njeriut.E vetëdijshme për rezervat që ka ngjallur për këtë çështje, ajo siguroi se nëse zgjidhet, “detyra e saj do të jetë ta përfaqësojë qëndrimin e Parlamentit Evropian”, duke përfshirë edhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese.

Përtej këtij pozicioni të veçantë, Metsola është avokate e fortë për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBTQ+. Si një eurodeputete e cila vjen nga një shtet bregdetar, ajo ka qenë thellësisht e përfshirë në çështjet e migracionit. Ajo beson në qasje holistike në të cilën të 27 vendet e BE-së ndajnë përgjegjësinë e flukseve migratore.
Ajo ka punuar gjithashtu në dosje legjislative në lidhje me lirinë e medias – një temë personale për të pas vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galizia –, sundimin e ligjit, regresin demokratik, korrupsionin, Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe krijimin e vendeve të punës.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky