Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia shpall të përfunduar ‘fazën e parë të luftës’, tregon ‘fitoret dhe humbjet në Ukrainë’

Më shumë se 1,000 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, njoftoi Moska të premten, duke shtuar se 93% e territorit të provincës Luhansk është “çliruar” nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Luhanskut (LNR), ndërsa e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut (DNR) ka marrë kontrollin mbi 54% në provincën Donetsk.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrinë e mbrojtjes të thoshte se rreth 1,351 ushtarë janë vrarë që nga fundi i shkurtit, shkruan Daily Sabah.

“Për fat të keq, gjatë operacionit special ushtarak ka humbje në mesin e shokëve tanë. Deri më sot, 1,351 ushtarakë kanë vdekur dhe 3,825 janë plagosur”, thuhet në një deklaratë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky