Agjencia Zhurnal.mk.

Sali: mjedis i shëndetshëm jetësor breza më të shëndetshëm

Shkup, 7 prill 2022 – Motoja e sivjetme e Ditës së Shëndetit – “Planeti ynë, shëndeti ynë” na kujton lidhjen e shëndetit tonë me kujdesin për mjedisin jetësor, theksoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në shënimin e sotëm të Ditës së Shëndetësisë – 7 prill.

“Sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm do të thotë njerëz më të shëndetshëm dhe breza më të shëndetshëm. Një qasje integruese shumë-sektoriale është e nevojshme për të parandaluar dhe zbutur efektet negative të mjedisit jetësor në shëndetin e njeriut, theksoi Sali.

Ai theksoi se vetëm puna e përbashkët dhe qasja e koordinuar çojnë në rezultatet e dëshiruara.

“Siç është motoja e kësaj dite botërore “Planeti ynë, shëndeti ynë”, le të dërgojmë një mesazh sot që të gjithë ne, me shembullin personal, individualisht dhe kolektivisht, të kontribuojmë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm. “, tha Sali.

Nga aspekti i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, siç shtoi ministri, menaxhimi i ndotjes së ajrit, si dhe respektimi i standardeve të vendosura për sigurinë e ushqimit dhe ujit të pijshëm janë synimi dhe prioriteti i tyre strategjik, i cili realizohet në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në këtë drejtim edhe në të ardhmen”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Sali iu referua punës së Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në vend, duke theksuar se në vazhdimësi ofrohen pajisje të reja mjekësore për disa institucione publike shëndetësore.

“Duke pasur parasysh se menjëherë pas marrjes së detyrës u përballa me sfidën kovid-19, një nga vendimet e mia ishte ngritja e Komisionit për Sëmundjet Infektive, për të mundësuar përfshirjen e një numri më të madh profesionistësh të specialiteteve të ndryshme, dhe njëkohësisht një Transparencë më e madhe në punë, tha Sali.

Ministri tha se vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për përballimin e virusit dhe në këtë drejtim kanë iniciuar një fushatë të gjerë me mesazhe SMS, si dhe një karvan për vaksinimin kundër kovid-19 në disa komunitete lokale në mbarë vendin, për qasje më të lehtë për imunizimin.k

“Njëkohësisht investojmë në përforcimin e diagnostifikimit. Instituti i Radiologjisë aktualisht është duke instaluar katër aparatura të reja për tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike. Në bashkëpunim me Bankën Botërore, me këtë investim i sigurojmë pacientëve qasje më të lehtë në shërbimet e nevojshme diagnostikuese, dhe në këtë mënyrë zbulimin dhe trajtimin më të shpejtë të sëmundjes. Veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundjet malinje, zbulimi i hershëm është vendimtar”, tha Sali./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky