Kumanovë, 4 prill – Janë gjobitur 114 shofer nga Kumanova, fundjavën e kaluar në kontrollet e intensifikuara aksionare, kumtuan sot nga SPB Kumanovë.
Për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 89 sanksione, 18 sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit dhe shtatë sanksione për mosdhënie përparësie të këmbësorëve.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja. /Zhurnal.mk




