Shkup, 25 janar – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në trafik me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjtihsej 161 gjoba, prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë 22 sanksione, 17 për vozitje pa patentë shoferi dhe 10 sanksione për automjete të parregulluara teknike.
Siç kumtoi MPB, janë shqiptuar edhe tetë sanksione për shoferët fillestarë, 13 për përdorim të telefonit celular dhe nga katër për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë dhe për kalim në dritë të kuqe të semaforit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.





 
					 
					 
	
