Në këtë projekt protagoniste është partnerja e tij, Sara Hoxha, me të cilën po ashtu kanë ndarë një histori të bukur dashurie.
Videoklipi i kësaj kënge ndërkaq u realizua në Portofino të Italisë në skena mjaft të nxehta me njëri-tjetrin.

Çifti vijnë me një paraqitje atraktive në klip duke bërë që të komplimentohen mjaft shumë për këtë pjesë.
Ky projekt ndërkaq akoma pa u bërë 24 orë ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikime në YouTube.

Dyshja janë bashkë që disa vite dhe tani kanë bashkë një vajzë të vogël, Poem Blu.
Ledri po vazhdon angazhimet në muzikë, gjersa Sara u njoftua se do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.




