Agjencia Zhurnal.mk.

Shakira dhe Cardi B sjellin këngën më të re “Punteria”

Publikimi erdhi pasi Shakira hodhi albumin e saj të 12-të në studio “Las Mujeres Ya No Lloran” të premten.

Të enjten, këngëtarët hodhën videoklipin e tyre të ri, ku shfaqet Shakira duke kënduar në një flluskë, aktori i Emily in Paris, Lucien Laviscount, qëllohej në gjoks me një shigjetë, ndërsa ishte i veshur si një centaur, shumë lëvizje kërcimi seksi dhe më shum.

Kënga shfaqet në albumin e 12-të të Shakiras, “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili shënon publikimin e saj të parë në shtatë vjet, pas publikimit të “El Dorado” të 2017-ës.

Albumi i ri që u publikua të premten përfshin 16 këngë nga këngëtarja fituese e çmimeve. Në mesin e tyre janë tetë këngë të reja, një remix i ri dhe shtatë këngë të suksesshme të publikuara më parë, duke përfshirë “Music Sessions Vol. 53” me Bizarrap, “TQG” me Karol G, “Monotonía” me Ozuna, “Te Felicito” me Rauw Alejandro dhe “Copa Vacía” me Manuel Turizo.

Shakira, 47 vjeçe dhe Cardi 31 vjeçe, zbuluan se si u bë bashkëpunimi i tyre ndërsa intervistonin njëri-tjetrin në pamjet e xhiruara në setin e videos muzikore dhe më pas të shpërndara në X (i njohur më parë si Twitter) nga faqja e fansave Cardi All Access.

“Kur takova Shakirën për herë të parë, ishte në Paris në shfaqjen e “Fendi” dhe isha shumë, shumë nervoze”, kujton Cardi takimin me artisten kolumbiane në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij viti, për Billboard.

“Isha nervoze sepse doja të isha pranë saj, por thashë: ‘Nuk do të jem pranë saj derisa të më thërrasin. E manifestova, por nuk e dija se kur do të vinte.”

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky