Agjencia Zhurnal.mk.

Shefi i Bentley, Adrian Hallmark, largohet nga marka në kërkim të ‘sfidave të reja’

Shefi i Bentley, Adrian Hallmark, po largohet nga marka luksoze britanike pas një periudhe të suksesshme gjashtëvjeçare në krye të saj.

Ish-shefi i Jaguar Land Rover iu bashkua Bentleyt në shkurt të vitit 2018 dhe vlerësohet si një nga përgjegjësit kryesor për transformimin më të madh të kompanisë.

Një numër i sukseseve të tij u prezantuan edhe gjatë bllokimit nga pandemia, kur Hallmark mori lëvdata për kthimin e stafit të kompanisë në një mjedis të sigurt pune.

Por, gjatë udhëheqjes së tij kanë lulëzuar edhe shitjet e veturave falë prezantimit të gjeneratës Contintenal GT dhe Bentayga SUV, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Marka ka gëzuar rezultatet e saj më të mira financiare ndonjëherë në vitin 2022, rezultat ky të cilin e humbi pak vitin e kaluar pasi investoi shumë në modelet e ardhshme tërësisht elektrike.

Në një deklaratë të shkurtër, Hallmark tha se “po largohet me kërkesën e tij dhe me pëlqim të ndërsjellë pasi po përgatitet për detyra të reja jashtë Volkswagen”.

“Bentley ka pasur ndikim të madh tek unë. Të ripërcaktosh lëvizshmërinë luksoze për të ardhmen me një markë kaq të fortë është detyrë të cilën unë e mora përsipër me përkushtim të plotë dhe kënaqësi të madhe. Tani ka ardhur koha t’i drejtohem sfidave të reja. Do të doja të falënderoja të gjithë ekipin e Bentley për gjithçka që kemi arritur së bashku në vitet e fundit”, tha Hallmark.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do vendoset në krye të markës.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky