Agjencia Zhurnal.mk.

Shërbimi sekret rus zbulon planin e Macronit: Franca po përgatit 2 mijë ushtarë për t’i dërguar në Kiev

Në një takim të katër ditëve më parë në Vajmar, me homologun e tij gjerman Olaf Scholz dhe atë polak Donald Tusk, u duk sikur Presidenti francez Emmanuel Macron sfumoi të gjitha deklaratat e mëparshme për dërgimin e mundshëm të trupave ushtarake në Ukrainë.

Macron tha se me dy liderët kishte rënë dakord që të mos nisnin kurrë një luftë me Rusinë edhe pse siç theksoi me konfliktin në Ukrainë që mbetet aktiv, “është në rrezik e ardhmja e Europës”.

Por pavarësisht kësaj, në kampin e Vladimir Putinit janë të shqetësuar për pohimet e liderit në Paris dhe sipas investigimeve të rusëve, Macroni ka gati një plan për t’u bërë pjesë e konfliktit me trupa ushtarake.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass duke iu referuar pohimeve të drejtorit të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, raporton se Kremlini ka informacione se Franca po përgatit një kontingjent ushtarak prej 2000 trupash për ta dërguar në Ukrainë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky