Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegov: Shkupi po bëhet metropol evropian ku njerëzit janë të rëndësishëm

Shkup, 15 tetor – Kandidati për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov me videoporosi foli para qytetarëve të Shkupit, duke ju bërë thirrje që në mënyrë masive të dalin në votime të dielën, më 17 tetor. Ai në paraqitjen e tij potencoi disa nga projektet e tij të përfunduara dhe projekte të ardhshme.

“Zgjidhjet në komunikacion të cilat i realizojmë do të nënkuptojnë qytet pa rrëmujë, ndërsa Shkupi do ta ketë zonën më të madhe për këmbësorë nga të gjitha qytetet evropiane. Me këtë, Shkupi plotësisht ndryshon dhe po bëhet metropol evropian me hapësirë shumë publike, gjelbërim dhe infrastrukturë të lartë”, tha Shilegovi në paraqitjen e tij.

Të dielën, siç theksoi, nuk zgjedhim vetëm kryetar komune, por nëse Shkupi mbetet që të lëvizë në drejtim të duhur.

“Për mua politika është vetëm mjet për krijimin e kushteve për jetë dinjitoze për çdo njeri. Ajo është politikë e cila ndërton ura dhe bashkon, polikë e cila e qon Shkupin drejtë bashkësisë së qyteteve më të zhvilluara në Evropë. Politika ime ka qëllim të qartë – infrastrukturë moderne, transport të lartë publik dhe mjedis të pastër dhe të shëndoshë. Unë e dua Shkupin ku të rinjtë me kënaqësi i krijojnë familjet e tyre, Shkupin në të cilin të gjithë janë të mirëseardhur, Shkupin e gjelbër me njerëz të qeshur, të kënaqur dhe të lumtur. Shkupin, qytet të fuqishëm ku njerëzit janë të rëndësishëm”, tha Shilegovi.

Urat, bulevardet dhe tunelet, siç tha, janë realizim i vizionit të tij për qytet të lidhur.

“Ato i lidhin njerëzit dhe e bëjnë Shkupin të veçantë dhe të fuqishëm. Ky është Shkupi që dua të vazhdoj ta ndërtoj me të gjithë ju. E kërkoj mbështetjen tuaj që bashkë asnjëherë të mos ndalojmë. Ndërsa unë do të vazhdoj të jemi kryetar për të cilin njerëzit dhe Shkupi gjithnjë janë në vend të parë”, përfundoi Shilegovi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky