Agjencia Zhurnal.mk.

Shkatërrohet grupi kriminel, arrestohen 10 persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është realizuar operacion policor me qëllim të shkatërrimit të siç thonë, grupit kriminel i cili ka vepruar në disa pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Grupi ka qenë i përfshirë në organizimin, furnizimin dhe shitjen e marihuanës.

“Në tetor të 2023, kur ka filluar aksioni janë ndërmarrë më shumë masa dhe aktivitete operative – taktike për shkatërrimin e grupit. Sot, policët nga liria kanë privuar 10 persona, prej të cilëve katër janë nga Gjevgjelia, tre nga Strumica, dy nga Struga dhe një nga Demir Kapia. Gjatë kësaj, janë kryer bastisje në katër lokalitete në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar dëshmi materiale, gjegjësisht para dhe sasi e madhe e lëndëve narkotike e cila buron nga subjekti juridik i regjistruar për veprimtarinë për kultivimin e bimëve aromatizuese, erëzave për qëllime mjekësore”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky