Agjencia Zhurnal.mk.

Shkëndija ndahet me Mevlan Muratin

Kuqezinjtë tetovarë kanë vendosur mos të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtësin e djathtë, pasi kontrata aktuale skadoi me fundin e sezonit garues 2022/2023.

NJOFITIMI I SHKËNDIJËS:

Fundi i sezonit të kaluar solli skadimin e kontratës së Mevlan Muratit dhe KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen. 

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Mevlan Muratin, futbollist që mbrojti ngjyrat e klubit tonë për nëntë sezone. Ai doli nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe mbetet pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit tonë.

Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën: 3 tituj kampion më LPFMV, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.

Kontributi dhe sjellja shembullore e Mevlan Muratit do të vlerësohet gjithmonë në klub. Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky