Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthen një letër-bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha: “Ambasada e Ukrainës në Spanjë mori një zarf. Gjatë kontrollit, zarfi ka shpërthyer në duart e komandantit. Komandanti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ndodhet në spital, po marr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk ka asnjë kërcënim për jetën e tij”, raporton “Politico”.

Asnjë personel tjetër i ambasadës nuk u lëndua, dhe shërbimet spanjolle të zbatimit të ligjit dhe zjarrfikësve po punojnë në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, urdhëroi rritjen e sigurisë në të gjitha ambasadat e Ukrainës dhe i kërkoi Spanjës që të hetojë urgjentisht shpërthimin.

Ai tha se “kushdo që qëndron pas organizimit të këtij shpërthimi nuk do të ketë sukses të frikësojë diplomatët ukrainas apo të ndalojë punën e tyre të përditshme për forcimin e Ukrainës dhe kundër agresionit rus”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky