Mavrovë, 12 shkurt – Herët në mëngjes sot ka shpërthyer zjarri në vikend shtëpizën e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, kanë konfirmuar për Telma nga institucionet kompetente.
Zjarri është raportuar në orën 06:10 të mëngjesit në fshatin Leunovë në shtëpinë e pushimit që ndodhet afër hotelit Radika.
Nuk ka të lënduar, një zjarrfikëse nga Gostivari është në terren dhe po e shuan zjarrin.
Zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura dhe hetimet e mëtejshme duhet të zbulojnë shkaqet e zjarrit.




