Agjencia Zhurnal.mk.

Shporta konsumatore minimale në mars 36.768 denarë, rritet për njëmijë denarë nga fillimi i vitit

Shkup, 7 prill 2022 – Shpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në mars arrijnë 36.768 denarë, publikoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj e bën llogaritjen e shportës minimale sindikale.

“Nga fillimi i vitit është rritur për 1.000 denarë, ndërsa në krahasim me vitin paraprak në muajin mars është rritur për 3.000,00 denarë. Rritje më të madhe  ka te ushqimi hde pijet dhe te transporti, që do të thotë vazhdon rritja e njëjtë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për ushqim dhe pije në mars  nevojiteshin minimum 15.780 denarë, ndërsa për shpenzimet e regjimit 11.597 denarë. Paratë tjera nga shporta minimale sindikale janë për transport, veshëmbathje dhe shërbime shëndetësore.

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar sot të dhënat më të fundit për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë. Sipas statistikave, në muajin mars inflacioni ishte 8.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë 9.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, ka një rritje me 1.6 për qind të kostos së jetesës dhe 1.5 për qind të çmimeve të shitjes me pakicë./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky