Agjencia Zhurnal.mk.

Shporta minimale sindikaliste në dhjetor më e lartë për 150 denarë në raport me nëntorin

Shkup, 10 janar – Për rreth 150 denarë janë rritur shpenzimet minimale të një familje në dhjetor në raport me nëntorin, tregojnë përllogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj e publikon vlerën e shportës minimale sindikale.

Për ushqim dhe pije, sipas përllogaritjeve të Sindikatës, në dhjetor kanë qenë të nevojshme minimum 15.091 denarë, ndërsa për shpenzime të zhdrejta regjie 10.930 denarë. Për transport, shpenzimet minimale kanë qenë 2.633 denarë ndërsa për higjienë 2.397 denarë.

Në krahasim me të dhënat e publikuara së fundmi të Entit Shtetëror të Statistikës për neto pagën mesatare në tetor, shpenzimet minimale janë më të larta për 5.848 denarë.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky