Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptohen 646 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 25 mars – Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 646 shoferë,  prej tyre dyzet e nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katërmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 300 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 346 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kumtoi MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky