Agjencia Zhurnal.mk.

Shtatë zjarre në ambient të hapur dhe apel për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve lokale për ujitje

Shkup, 11 mars – Shtatë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit. Dy zjarre ka qenë në Shkup, ndërsa nga një në Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Makedonski Brod, Nagoriçan i Vjetër dhe Veles, kumtoi QMK.

Reshjet e rrëmbyeshme lokale në 24 orët e fundit kanë shkaktuar derdhje lokale në lumenj dhe kanale të caktuara. QMK-ja rajonale Tetovë, raporton se uji nga lugu që kalon nga fshati Vrutok në fshatin Banjicë të Komunës së Gostivarit i cili kalon nëpër fshatin Merditë, është derdhur dhe ka hyrë në oborrin e dy shtëpive dhe ka rrezikuar përmbytje të mundshme të objekteve që ndodhen në afërsi. Nga QMK Tetovë autoritetet në Komunën e Gostivarit, të cilët kanë njoftuar se nëse është e nevojshme do të angazhojnë ndërmarrjen publike “Komunalec Gostivar” për riparimin e dëmeve dhe parandalimin e vërshimeve të mëtejshme të ujit.

Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

QMK-ja apelon dhe kujton që të mos digjet bimësia në ajër të hapur dhe të pastrohen rregullisht kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky