Agjencia Zhurnal.mk.

Situata në veri të Kosovës, Sunak i shqetësuar për situatën në Kosovë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, është shprehur i shqetësuar për situatën në Kosovë, kur u pyet nga deputetja Alicia Kearns për dështimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor.

Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme e Parlamentit Britanik, e ka pyetur kryeministrin e vendit nëse do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që misioni paqeruajtës i NATO-s të merret edhe me armët ilegale, për të cilat tha se po futen nga Serbia në Kosovë.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky