Agjencia Zhurnal.mk.

S’ka efikasitet në Gjykatën e Apelit pa rritur numrin e gjyqtarëve

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një konferencë për media ka prezantuar punën gjashtëmujore të këtij të viti, duke thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.

Shala i cili për herë të fundit iu adresua mediave si kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi i përfundon mandati, tha se përkundër presioneve të shumta ka arritur që detyrën e tij ta kryej me sukses.

Shala tha se në vitin 2021 mbi 10 mijë lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, ndërsa brenda këtij viti janë pranuar mbi 9200 lëndë numër më i madh deri më tani të pranuar.

Ai tha më shumë ngecje ka trajtimi i lëndëve të pazgjidhura në departamentin civil dhe kjo si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.

Shala tha se KGJK nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.

“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, tha ai.

Hasan Shala sot në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se tashmë është në përfundim të mandatit të tij si kryetari i Gjykatës se Apelit. Ai ka listuar disa nga të arriturat e këtij institucioni gjatë mandatit të tij.

”Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, tha ai.

Shala tha përkundër presioneve dhe shqetësimeve ka arritur të fitojë çdo betejë. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky