Shkup, 5 tetor – Sondazhi online i gazetës “Veçer” se vallë “A është i vërtetë premtimi për transport falas me autobus në Shkup?”, tregon se shumica e qytetarëve të Shkupit mendojnë se premtimi i kandidates së VMRO-DPMNE-së Danella Arsovska nuk është i vërtetë.Advertisements
Mbi 85% e banorëve të Shkupit besojnë se premtimi i transportit falas me autobus në Shkup nuk është real dhe më pak se 15% besojnë se është i mundshëm.
Deri tani, Danella Arsovska nuk pranon t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve se sa do të kushtonte transporti publik falas në Shkup me 250 eko-autobusë të premtuar.






 
					 
					 
	
