Agjencia Zhurnal.mk.

Sot fillon Samiti dyditor për demokraci në organizim të presidentit Bajden

Mbi 100 vende do të marrin pjesë në Samitin dyditor virtual të demokracisë, që sot e organizon presidenti amerikan, Xho Bajden.

Rusia dhe Kina nuk janë ftuar në samit.

Prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në takimin virtual nuk është ftuar vetëm Bosnjë e Hercegovina. Në mesin e pjesëmarrësve ka edhe përfaqësues të SHBA-së, Sllovakisë, Molldavisë, Ganës, Zelandës së Re, Suedisë, Lituanisë dhe Letonisë. Është paraparë pjesëmarrje e lideres së opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovska.

Siç paralajmëroi paraprakisht Departamenti amerikan i shtetit, pjesëmarrësit në samit, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare dhe sektorin privat, do të punojnë në agjendën për ripërtëritjen e demokracisë në botë dhe do të bisedojnë për mënyra e përballjes me kanosjet më të mëdha për demokracinë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky