Prokuroria e Posaçme, SPAK, po kryhen një aksion në disa rrethe të vendit në kuadër të një procedimi penal anti-drogë, ku dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se deri tani janë të ndaluar disa persona. Në total janë firmosur 20 masa sigurimi personal të miratuara nga gjykata, që po ekzekutohen nga Policia e Shtetit.
Një nga qytetet ku ka të arrestuar është edhe Lezha. Kujtojmë se pak javë më parë aty mbeti i vrarë punonjësi i policisë Saimir Hoxha, pas kontrolleve që bëri së bashku me kolegët në një parcelë kanabisi.




