Agjencia Zhurnal.mk.

Spekulimet për “zhdukjen” e Kate Middleton, a u manipulua edhe ky imazh i shkrepur nga paparaci?

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare.

Së fundmi, një imazh tjetër që kishte shkrepur nga një foto-reporter ku tregonte Princin William dhe Kate-in brenda një makine, ka ngjallur reagime, me disa duke thënë fotografia ishte manipuluar.

Por, paparaci që shkrepi këtë fotografi të hënën i ka mohuar këto akuza.

“Ne nuk i ndryshojmë fotot tona në ‘Photshop’ përveç se rregullojmë nivelet e dritës nëse është e nevojshme”, deklaroi foto-reporteri, Jim Bennett për The Post.

Bennett potencoi se ai dhe një koleg i tij u punësuan nga një gazetë për të shkrepur një foto të Princit William duke shkuar në Westminster Abbey për një ngjarje mbretërore.

Foto: Princi William / Fotografi e shkrepur nga Jim Bennett

“Veturat u larguan nga Kështjella Windsor dhe unë i fotografova ata në një distancë të shkurtër në Rrugën Datchet High – jashtë nr. 39, për të qenë të saktë!” tha ai.

“Imazhet e makinave janë të paparashikueshme edhe në kohën më të mirë dhe me njëfarë reflektimi në xhami, mund të jetë e vështirë”.

“Unë thjesht u sigurova që kisha kapur Princin William, më pas e kuptova se dikush ishte ulur pranë tij. Doli të ishte Kate Middleton”, potencoi ai.

Sqarimi i tij vjen pas spekulimeve se silueta e Middleton ishte manipuluar në foto dhe sqaron gjithashtu keqkuptimet se imazhi u publikua nga familja mbretërore. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky