Ohër, 16 shtator – Përmes Projektit për digjitalizim dhe promovim të trashëgimisë kulturore “Menaxhimi interrajonal me trashëgiminë kulturore, E-Sistemet”- “IRC – HERMES” në njëqind ndërtesa nga rëndësia kulturore dhe vlera historike në Ohër janë vendosur tabela moderne informative me kod QR.
Përmes tabelave informative turistët dhe vizitorët e qytetit do të mund të marrin informata të rëndësishme për ndërtesën.
Sipas Komunës së Ohrit, kjo është hera e parë në vendin e ndërtesave kulturore të vendosen tabela me kod QR, që e bën komunën pioner në procesin e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore.
Projektin “Menaxhimi interrajonal me trashëgimi kulturore, “E-sisteme” – “IRC – HERMES”, Komuna e Ohrit e implementon në partneritet me Universitetin për teknologji nga Qiproja. Qendra hulumtuese dhe inovative për informata, komunikim dhe teknologji nga Athina, komunat Samos dhe Kërf nga Greqia, “ELET” nga Greqia dhe Auleda nga Shqipëria.
Projekti është financuar nga programi “Intereg Ballkan-Mesdhetar 2014-2020” të Bashkimit Evropian dhe përfshin sistem elektronik inovativ për digjitalizim të trashëgimisë, e cila ka marrë çmim evropian për inovativitet. Përveç në Ohër, trashëgimia kulturore është digjitalizuar edhe në tre qytete ballkanike, të cilat janë nën mbrojtje të UNESKO-s nga Greqia dhe Shqipëria.
Përveç digjitalizimit të trashëgimisë kulturore, projekti ka për qëllim të kontribuojë edhe drejt zhvillimit të turizmit kulturor dhe edukimit të rinisë dhe turistëve për vlerën e trashëgimisë kulturore. Si rezultat i projektit, komuna e Ohrit, për herë të parë u bë me hartë digjitale të trashëgimisë kulturore, në të cilën janë përfshirë rreth 130 ndërtesa të cilat kanë vlerë të veçantë kulturore për qytetin. Të dhënat për këtë sistem mund të shfrytëzohen në drejtim të promovimit turistik, por edhe për nevoja tjera të komunës.
Baza e ndërtesave të cilat do të evidentohen edhe më tutje do të rritet dhe do të zhvillohet në suaza të programit të sistemit HERMES.





 
					 
					 
	
