Shkup, 16 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me drejtorin rajonal të Fondacionit për Demokraci të Vestminsterit për Evropë dhe Azi Qendrore, Kristijan Levik, i cili shoqërohej nga zëvendës drejtori rajonal dhe drejtoresha lokale e Zyrës së FDV, Damir Neziri dhe Dona Kosturanova.
Takimi, ku mori pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, ishte në drejtim të retrospektivës së projekteve të përbashkëta të suksesshme të iniciuara dhe realizuara deri tani ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondacionit të Vestminsterit.
Siç thuhet në kumtesën nga pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi me këtë rast e theksoi themelimin e Zyrës Parlamentare Buxhetore me të cilën u rrit kapaciteti i shërbimit për dhënien e mbështetjes deputetëve a me këtë edhe Kuvendit në mbikëqyrjen e sistematizuar financiare dhe shqyrtimin e propozim Buxhetit të shtetit në bazë të analizave financiare relevante të bazuara mbi të dhëna të hulumtuara.
“Kjo kontribuoi që edhe cilësia e debatit parlamentar të jetë më e lartë. E përmendi edhe mbështetjen gjatë formimit të Klubit për Çështje Rinore dhe Politika Rinore në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si sukses i rëndësishëm nga bashkëpunimi. Në plotësim, e potencoi edhe Deklaratën e miratuar për pjesëmarrje aktive politike të personave me pengesa e miratuar në vitin 2019 si meritë edhe e Fondacionit për Demokraci të Vestminsterit. Ekspozenë e vet e përfundoi me fjalët se Kuvendi mbetet i hapur, si edhe deri tani për vazhdimin e projekteve të filluara dhe inicimin e projekteve të reja të përbashkëta në suazat e Planit strategjik të Kuvendit 2023-2027”, thuhet në kumtesë.
Levik nga ana e tij ka shprehur mirënjohje shumë të madhe për raportin partnerial dhe miqësor ndërmjet Fondacionit për Demokraci të Vestminsterit dhe Kuvendit duke nënvizuar se të gjitha sukseset e përbashkëta janë rezultat pikërisht i atij raporti dhe jo rastësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është lider në rajon dhe shembull për institucion solid, efikas i cili prodhon të mira për qytetarët.
Ai informoi për programin e ri dyvjeçar të aprovuar të Fondacionit “Pjesëmarrje e zmadhuar e qytetarëve dhe besim më i madh i qytetarëve në institucion” dhe i pranoi me gëzim fjalët e Kryetarit Xhaferi dhe sekretares së përgjithshme Ivanova se Kuvendi, në kuadër të Planit strategjik të Kuvendit 2023-2027, do i përcaktojë prioritetet të cilat përkojnë me Programin dhe do i orientojë aktivitetet e veta në atë drejtim për bashkëpunimin e ardhshëm të suksesshëm.




