Gostivar, 8 prill – Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Taravari thotë se komuna e Gostivarit njihet si komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom.
“Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Komuna e Gostivarit është Komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom. Të gjithë pjesëtarëve të këtij komunitetit iu uroj festa të këndshme dhe të mira”, thotë Taravari.





 
					 
					 
	
