Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Të tërhiqet dekreti për Fërçkoskin për ambasador në KB

Shkup, 3 mars – Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari sot në konferencë për shtyp në Gostivar, u përqendrua në emërimin e Lubomir Fërçkoskit për ambasador të Maqedonisë së Veriut në KB në Nju-Jork dhe kërkoi nga presidenti i shtetit, Pendarovski ta tërheq dekretin.

“Ky dekret përmes errësirës së presidentit Pendarovski është skandal i paparë diplomatik dhe fyerje për shumicën e qytetarëve, për disa arsye. E para ka të bëjë me angazhimin politik dhe qasjen thellësisht antishqiptare të Fërçkoskit. Si ideolog i LSDM-së dhe ish-ministër i policisë, ai përdori të njëjtat metoda të përgjimeve si Gruevski dhe ishte skenarist i masakrës së Bit Pazarit, aferës së armëve dhe shumë episodeve të tjera të nëpërkëmbjes së shqiptarëve, të cilat nuk kanë marrë kurrë përgjigje”, vlerësoi Taravari. në konferencën për shtyp në selinë e degës së ASH-së.

Sipas tij, Fërçkoski është albanofob dhe jo i dëshiruar në SHBA.

“Prandaj i bëjmë thirrje presidentit Pendarovski, nëse me çdo kusht duan ta bëjnë Fërçkoskin ambasador, vendi i vetëm ku ky individ do të jetë i pranueshëm është Moska e Putinit, por në asnjë rast kryeqytetet e aleatëve tanë perëndimore”, tha Taravari.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky