Agjencia Zhurnal.mk.

Të sëmurit me diabet kërkojnë të lirohen nga puna gjatë valës së pandemisë

Shkup, 24 janar – Lidhja e shoqatave të diabetikëve kumtoi se sot përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizave i kanë dorëzuar Qeverisë kërkesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë me kovid-19, të miratohen masa parandaluese për lirim nga detyrimet e punës dhe të shkollës për të gjithë të sëmurët kronikë, veçanërisht për personat me diabet tip 1, diabeti tip 2 që marrin insulinë dhe kanë komplikime nga diabeti, brenda 14 ditëve me miratimin e mjekut specialist kompetent dhe mjekut endokrinolog ose diabetik, sipas kërkesës të personit.

Nga Lidhja theksojnë se kërkesa ka për qëllim parandalimin e komplikimeve shtesë dhe gjendjeve të mundshme rrezikuese për jetën tek personat me diabet.

“Situata epidemiologjike me kovid-19 është shqetësuese. Shifrat seriozisht të larta të rritjes në baza ditore, për fat të keq edhe progresi i të infektuarve të rinj nuk ndalet pavarësisht protokolleve aktuale shëndetësore. Kjo situatë për Lidhjen e shoqatave të diabetikëve është seriozisht shqetësuese, me rrezikshmëri më të lartë të ndërlikimeve në jetën e qytetarëve me sëmundje kronike, veçanërisht te personat me diabet që përmbushin përgjegjësitë e tyre të punës me aktivitetet e tyre të përditshme.

Mungesat pas këtyre masave duhet të përballohen nga punëdhënësit, në përputhje me rregullat për pushim mjekësor, për të vaksinuarit me 90 për qind të pagës, ndërsa për të pavaksinuarit ose ata që se kanë kaluar virusin korona 70 për qind të pagës. Kërkojmë këto masa duke pasur parasysh faktet aktuale që përqindjen më të madhe të sëmundjeve me korona e kanë personat me diabet dhe fatkeqësisht në pjesën e të vdekurve kjo përqindje është mbi 2/3 e numrit të përgjithshëm. Kujtojmë gjithashtu se te personat që kanë formë të mesme dhe të rëndë të koronavirusit, terapia që aplikohet shkakton diabetin dhe është rritur numri i përdoruesve të terapisë me insulinë. Të udhëhequr nga motoja se shëndeti publik nuk është biznes dhe politikë, por për një popull të shëndoshë dhe të aftë për punë, shpresojmë që kërkesat tona të pranohen si masa urgjente, thuhet në kërkesën e Lidhjes së shoqatave të diabetikëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky