Agjencia Zhurnal.mk.

Telekomi i Maqedonisë së Veriut: Deri më tani 13 qytete të gatshme për 5G

Shkup, 18 janar –– Deri më tani 13 qytete në Maqedoninë e Veriut janë të gatshme për 5G, ndërsa deri në fund të janarit, me pajisje prej gjeneratës më të re do të mbulohen edhe rajonet e Strumicës dhe të Radovishit.

Që atje potencojnë se me investime të vazhdueshme dhe punë intensive në terren, është duke u vendosur infrastrukturë komunikuese e avancuar e cila do të mundësojë shpejtësi në gigabit dhe kapacitete më të mira teknologjike për abonuesit.

Telekomi i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se deri nga mesi i këtij viti, pjesa më e madhe e popullsisë në zonat urbane do të jetë në gjendje të përdorë shërbimet 5G, që është një vit i tërë përpara pritshmërive të shkruara në strategjinë nacionale.

“Telekomi do të ofrojë shërbime 5G menjëherë pas marrjes së miratimeve për përdorimin e radiofrekuencave nga AKE. Shpejtësitë e mëdha dhe kapacitetet e rrjetit të ri 5G do të sjellin revolucion në përvojën abonuese, ndarje me shpejtësi të madhe të përmbajtjeve dhe vonesa të pakta. Kjo teknologji do të jetë një forcë shtytëse për zhvillimin e funksionaliteteve të reja dhe shërbimeve dhe produkteve që nuk janë parë deri më tani që do ta thjeshtojnë dhe përmirësojnë jetën tonë në të gjitha fushat. Përdorimi i të gjitha funksionaliteteve të avancuara nga ky rrjet do të zhvillohet në mënyrë graduale gjatë viteve të ardhshme kur do të rriten mundësitë e teknologjive të reja”, potencojnë nga Telekomi.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky