Agjencia Zhurnal.mk.

Tenney: Bullgaria po injoron kërkesat e SHBA për të tërhequr veton kundër RMV-së

Shkup, 15 janar – Ambasadori bullgar në Uashington, Tihomir Stojçev, ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga 13 kongresmenë amerikanë në nëntor të vitit të kaluar, duke i kërkuar Bullgarisë të heqë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Një nga nënshkruesit e letrës, kongresmenja republikane nga New York, Claudia Tenney, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, thotë se ambasadori bullgar e ka injoruar letrën dhe ka treguar mosrespektim ndaj Kongresit amerikan.

Nuk morëm përgjigje të drejtpërdrejtë nga ambasadori, por dëgjuam se Bullgaria nuk do ta respektonte.

Ajo do të vazhdojë të bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në përpjekjet e tyre për të nisur negociatat e anëtarësimit me BE.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që ajo të tërhiqet dhe të lejojmë që kjo të ndodhë.

“Duam të shohim normalizim në rajon”, tha Teni, duke theksuar se do të dëshironte të merrte një përgjigje nga ambasadori bullgar dhe nëse ka ndonjë shqetësim nga ana e Bullgarisë, të bëjë përpjekje që të adresohet nga anëtarët e Komisioni për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky