Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta ndahet me mesfushorin

Pak ditë pas Edi Martinit, Teuta ndahet edhe me Sherif Kallakun. Mesfushori ofensiv, u transferua gjatë merkatos së janarit nga Tirana tek ekipi bregdetar.

25-vjeçari shënoi 8 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë në aventurën e tretë me Teutën.

Kallaku ka luajtur më parë me skuadra si Laçi, Partizani dhe Tirana, por edhe me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Ndërkohë, në tetorin e vitit 2020 fantazisti debutoi me kombëtaren shqiptare. Fanellën kuqezi e ka veshur 7 herë deri tani.

Kallaku është largimi i tretë nga Teuta, që më parë është ndarë me Albion Markun dhe Ildi Grudën.

“Faleminderit Sherif Kallaku!

Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Superiores.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky