Agjencia Zhurnal.mk.

Thirrje publike për bujqit për furnizime të sistemeve të ujitjes

Shkup, 29 dhjetor – Bujqit sot deri më 27 janari të vitit 2022 do të mund të aplikojnë për marrjen e mbështetjes financiare nga Programi për zhvillim rural përmes masës 121.4 “Furnizim i sistemit pikë pas pike, konstruktimin e pusetave dhe aktivitete tjera të ujërave sipërfaqësor”, informojnë nga Agjencia për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR).

Drejtori i AMFBZHR Nikica Baçovski njoftoi se për përfitimin e kësaj mbështetje mund të aplikojnë të gjithë bujqit që janë evidentuar në regjistrin e vetëm të Odave bujqësore.

“Të gjithë të interesuarit kërkesat mund t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në e-barnje.ipard.gov.mk. Shuma maksimale që mund të marrin çdo biznes bujqësor për sistem të ujitjes është 1.800.000 denarë derisa mbështetja financiare për investime në puseta dhe aktivitete të ujërave sipërfaqësor është deri në 364.000 denarë për shfrytëzues”, informon Baçovski.

Prej AMFBZHR-së, tregojnë se kërkesat që nuk janë dorëzuar në mënyrë elektronike nuk do të shqyrtohen.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky