Agjencia Zhurnal.mk.

Toni Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës, Ambasada në Holandë publikon fotot nga procedurat e aplikimit

Toni Domgjoni është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy sfida në këtë muaj, ku fillimisht më 9 tetor luajnë në udhëtim te Suedia e tri ditë më pas presin Gjeorgjinë.

23-vjeçari është në listën e trajnerit Bernard Challandes për këto dy takime, por ai ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Dardanët.

Edhe vet FFK ka njoftuar se Domgjoni është në pritje të kompletimit të dokumentacionit dhe lejes nga FIFA për të luajtur me Kosovën.

Mesfushori i talentuar tanimë ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në Ambasadën tonë në Holandë.

Ka qenë faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës në shtetin holandez që ka publikuar disa foto nga aplikimi i Domgjonit për pasaportë.

“Toni Domgjoni është ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ambasada e Kosovës në Holandë u nderua që e priti atë për aplikim të pasaportës. Suksese Toni”, ka shkruar faqja zyrtare.

Domgjoni është me prejardhje nga Kosova, por që ka lindur në Koprivnica të Kroacisë. Ai karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Slaven Belupos, derisa ka luajtur edhe për Koprivnican para se të transferohej në vitin 2009 në akademinë e Zurichut në Zvicër.

Nga vera e vitit 2021, Domgjoni është bashkuar me skuadrën e famshme holandeze, Vitesse ku ka kontratë deri në vitin 2024. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky