Agjencia Zhurnal.mk.

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

Shkup, 13 prill – Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski vlerëson se atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente. Toshovski theksoi se në bazë të informacioneve që posedon gjendja e sigurisë kudo në shtet është e qëndrueshme. Numri “një” i policisë tha se shpreson që zgjedhjet deri në ditën e votimit do të jenë korrekte dhe demokratike.

“Tani për tani, gjendja e sigurisë është në nivel solid. Nga të gjitha vizitat që kam pasur nëpër sektorët dhe stacionet e Punëve të Brendshme në Maqedoni jam njoftuar se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, shpresoj se kështu do të mbetet edhe deri në fund të zgjedhjeve dhe se do të kemi zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, të cilat do të mundësojnë që çdo qytetar i Maqedonisë ta përmbush të drejtën e votës në mënyrën që mendon se është e duhur, në kuadër të një shteti evropian siç edhe jemi”, tha Pançe Toshkovski, Ministër teknik i Brendshëm.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky