Agjencia Zhurnal.mk.

Trafiku dhe mungesa e korsive për biçikloeta, vështirëson lëvizjen e çiklistëve në Strugë

Strugë, 9 korrik – Trafiku dhe mungesa e korsive për biçikleta vështirëson lëvizjen e çiklistëve në Strugë, sidomos gjatë sezonit veror, ku trafiku bëhet edhe më i madh. Qytetarët të cilët u ndaluan para kamerës sonë thonë se e përdorin biçikletën për të kryer punët e përditshme, por nuk ndihen të sigurtë kur dalin nëpër rrugë, sepse edhe shoferët i respektojnë çikloistët mjaftueshëm.

Qyteti gjithashtu ka mungesë të parkingjeve për biçikleta, e qytetarët shprehen se nuk ka vende të sigurta ku mund ti lënë biçikletat e tyre.

“Unë e përdor biçikletën çdo ditë në punë, kur dalim nuk jemi të sigurtë, rreziku është shumë i madh, tani që është edhe sezon shtohet edhe më shumë rreziku. Mungojnë korsitë për fat të keq, përveç që mungojnë korsitë dhe rreziku është shumë i lartë, mungojnë edhe parkingje për biçikleta, ne kemi investuar goxha në biçikleta dhe nuk kemi një vend të sigurtë ku mund ta lëmë”, u shpreh çiklisti Shkëzen Ajrullai.

“Me trafikun që është shtuar nuk ndjehemi fare të sigurtë, sidomos respekti ndaj çiklistëve nuk është fare, dikush i bie borisë ose dikush bërtet sikur rruga është e atyre. Duhet të ketë korsi të veçantë dhe duhet të respektohen. Se ktu janë hapur korsi por parkohen makina aty”, theksoi qytetari.

“E shfrytëzoj shumë biçikletën si për hobi ashtu edhe për punët e mia, por fatkeqësisht nuk ndihem aspak e sigurtë, mungon kultura e përgjithshme në komunikacion por ajo që është e dukshme është se mungojnë edhe kushtet e përshtateshme infrastrukturore për biçikleta në qytetin e Strugës”, u shpreh qytetarja Shefkije Alasani.

“Un jam përdorues i biçikletës gati çdo ditë, dhe nuk ndihem aspak i sigurtë në rrugët e Strugës për arsye se ska sinjalizim të duhur, dhe rrugët janë shumë të ngushta, dhe nëse dal jashtë qytetit bëhet edhe më e rrezikshme. Un mendoj se shoferët shumë pak të respektueshëm ndaj çiklistëve, kemi pas disa aksione në qytet që ta ndërgjegjësojmë shoferin, ndoshta në vesh të shurdhër ka shkuar”, theksoi çiklisti Betim Ibraimi.

Çiklistë dhe qytetarët sugjerojnë edhe kompanitë e mëdha të vendosin hapsira për parkimin e biçikletave. Ata thonë se hapja e më shumë korsive dhe parkingjeve për biçikleta do të bëjë më të sigurtë lëvizjen e çiklistëve por edhe do të motivojë njerëzit të përdorin më shumë biçikletën, me çrast do të reduktohet trafiku i cili krijohet, sidomos në sezonin e verës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky