Shkup, 11 prill – E nevojshme është që kopshtet për fëmijë të funksionojnë pa probleme dhe të ofrojnë kujdes për fëmijët, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
“Në pjesën e edukatorëve dhe kujdestarëve zëvendësues, në përputhje me zgjidhjen ligjore të miratuar në vitin 2014, sigurohet funksionimi i rregullt i kopshteve për fëmijë. Për këtë arsye drejtorët e institucioneve janë udhëzuar që paraprakisht t’i informojnë vetëqeverisjet lokale se është e nevojshme që të sigurohet përkujdesja ndaj fëmijëve dhe funksionimi i qetë i kopshteve”, tha Trençevska në emisionin “Studio 10” në TV24.
Ministrja theksoi se prindërit janë njoftuar se kopshtet duhet të punojnë sipas ligjit.
“Institucionet e përkujdesjes për fëmijë mund të ndërpresin punën vetëm në rast të fatkeqësive natyrore, për të cilën vendos kryesia e kpshitit për fëmijë me pëlqimin paraprak të Ministrisë”,thotë Trençevska.
Ajo theksoi se dialogu social vazhdon dhe premtoi se këto ditë së bashku me përfaqësuesit e SASHK-ut do të gjejnë një zgjidhje që nuk do të jetë në dëm as të kuadrit profesional në kopshte dhe as në dëm të prindërve.
Ajo shtoi se Qeveria ka rritur pagën minimale dhe pagat e tjera do të rriten në përputhje me rrethanat, duke theksuar se për këtë rritje duhet të zgjedhin momentin më të mirë./Zhurnal.mk




