Agjencia Zhurnal.mk.

U prezantua te dy klube brenda dy ditëve – flet portieri Andi Thaqi

Ish-portieri i KF Arbëria, Andi Thaqi gjatë ditës së sotme u prezantua tek skuadra e Ulpianës, por ky ishte një nënshkrim i pazakontë, për shkak se po i njëjti u prezantua tek skuadra e Vushtrrisë dy ditë më parë.

I kontaktuar nga Insporti, portieri Thaqi tha se me Vushtrrinë nuk ka pasur kontratë vetëm marrëveshje me fjalë, anipse këta të fundit e kanë zyrtarizuar si lojtar të tyre.

“Me Vushtrinë nuk kom pas kontrat, kemi pas marrëveshje me fjalë e cila për arsyje personale dhe me marrëveshje të dy anshme kemi vendos mos me nënshkru kontraten” – tha Thaqi.

Mirëpo, skuadra e Vushtrrisë ende nuk e ka fshirë postimin nëpërmjet të cilit Thaqin e kanë ‘zyrtarizuar’.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto “lëshime” në transferime në Kosovë. Kujtojmë rastin e Ardit Demiri, i cili pasi u prezantua tek Llapi, u bë lojtar i klubit të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, FC Voska Sport.

Ndryshe, 25 vjeqari nga Prishtina është zhvilluar si portier tek akademia e klubit futbollistik Besa e Pejës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky