Agjencia Zhurnal.mk.

Udhëheqësi i rezistencës kundër Talebanëve, Masood: Nuk do t’u dorëzohemi atyre

Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ia dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, Talebanëve”, raportoi të dielën televizioni Al Arabiya.

Ahmad Masood bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e Talebanëve, duke paralajmëruar se “lufta do të ishte e pashmangshme nëse Talebanët refuzonin dialogun”, raporton reuters.

Masood tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talebanët ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panjshir.

Në një artikull të botuar në Washington Post të enjten, Masud bëri thirrje për mbështetje nga Perëndimi.

Ndryshe, Afganistani tash e disa javë është nën kontrollin e Talebanëve pasi forcat ndërkombëtare vendosën të largoheshin.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky