Agjencia Zhurnal.mk.

Ukraina pretendon se ka rrëzuar 41 dronë rusë në rajonin e Odesës

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 41 mjete ajrore pa pilot (UAV) ruse të tipit “Shahed”, shumica prej tyre në rajonin e Odesës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës thuhet se si rezultat i sulmeve të Rusisë në rajonin e Odesës, 11 persona, përfshirë 3 fëmijë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në një automjet dhe në një ndërtesë si dhe janë dëmtuar ndërtesat përreth.

Në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse nisi sulme në territorin ukrainas gjatë natës me dronët “Shahed” dhe raketa kundërajrore S-300.

“Rusia ka lëshuar 6 raketa në drejtim të rajoneve Mikolaiv dhe Kherson ndërsa 42 dronë rusë janë zbuluar në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se drejtimi kryesor i sulmeve ishte rajoni i Odesës”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se si rezultat i operacioneve luftarake u rrëzuan 41 dronë, shumica e të cilëve në rajonin e Odesës.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky